zoom

In Zoom

Shifrat dhe emrat/ Oligarkët e ndërtimit që morën miliarda lekë tendera për të betonizuar Tiranën

Fusha sh.p.k është kompania me vlerën më të mëdha të prokurimeve të fituara në Shqipëri, të paktën që nga viti 2015. Me pothuajse 6 mld lekë kontrata shtetërore, Fusha ua ka kaluar të gjithë rivalëve.

Fusha sh.pk. është kompani ndërtimi me kapital shqiptar, në pronësi të Shkëlqim Fushës. Pak vite më parë qeveria miratoi një ligj të posaçëm në favor të saj për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, në këmbim të një kulle që do të ngrihej mbi të dhe një tjetër blloku kullash në hapësirën nga teatri deri te godina e Infosoft.

Në vend të dytë, përsa u përket prokurimeve publike, qëndron një tjetër firmë ndërtimi, Salillari sh.p.k, me 4.3 mld lekë tendera të fituara po në të njëjtën periudhë. Salillari drejtohet nga Pëllumb Salillari, i përfolur si një prej klientëve kryesorë të qeverisë. Përvec ndërtimit të dhjetëra rrugëve, ai është edhe pjesë e koncesionit të autostradës Milot – Morinë. Në këtë projekt Salillari ka shkelur afatin për ndërtimin e Urës së Drinit.

GPG Company, një sipërmarrje në sektorin e ndërtimit, mban vendin e tretë, me 3.2 mld lekë. GPG drejtohet nga Paqësor Buzi.

Lista vazhdon me kompanitë Curri sh.pk., 4am sh.pk, Edil al etj, të cilat po ashtu kanë marrë miliarda nga buxheti i shtetit.

Nga lista e kompanive me më shumë tendera vërhet se ato u përkasin personave të denoncuar si oligarkë nga opozita dhe një pjesë e shoqërisë civile dhe si përgjegjësit kryesorë për betonizimin e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt. /Zoom.al