zoom

Aktualitet

Shifra/ Abuzimet miliona euroshe me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar pati si gjithmonë debat publik. Një pjesë e madhe e njerëzve thanë që qe i pavlerë, një pjesë tjetër, ata që e kishin organizuar, se ia kishte arritur qëllimit.

Në fakt, kanë kaluar dy muaj dhe lind një pyetje shumë e thjeshtë: Cilën nga këngët mbajnë mend qytetarët nga ky festival? Apo çfarë ishte kaq e paharrueshme nga një event që në faturë rezulton të jetë mbi 600 milionë lekë sipas një preventivi të përgjithshëm, ndërkohë që shuma e kërkuar pretendohet se është edhe më tepër?”

ABUZIMET NË FESTIVALIN E RTSH-së

Sipas kësaj tabele që ka siguruar CNA.al, duket qartazi se në Festivalin e 62-të, paratë janë bërë rrush e kumbulla. 

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Krahasimi i shpenzimeve të Festivalit të Këngës, edicioni 61 dhe 62

Janë shtuar paratë për mjete me qira. Pra, mjetet janë një nga zërat krahasues të tabelës së mëposhtme. Janë shtuar paratë për këngët konkurruese, këngët pjesëmarrëse, kjo është një gjë normale që mund të shtohet.

Janë shtuar pagesat për të ftuarit me më shumë se dy herë, gati 3 herë më shumë pagesa. Janë mbi 60 milionë lekë për të ftuarit.

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Preventivi, shpenzimet
Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Preventivi, shpenzimet

Dikush gjatë kohës së festivalit tha se prezantuesit nuk dinin të flisnin as mirë shqip dhe prezantimi ishte një nga pikat më skandaloze, por ja që paskan kushtuar tri herë më shumë se festivali i vitit të shkuar.

Të ftuarit e tjerë dhe mjetet me qira pra, kanë qenë një zë kryesor që shkon afërsisht në 200 milionë lekë. Mbi 30% të vlerës totale të shpenzimeve e kanë mbuluar të ftuarit dhe mjetet me qira.

Shkojmë më tej. Ka një vlerë tjetër gati të mbidyfishuar që është skenografia. Dhe skenografia është pjesa më e thjeshtë për t’u abuzuar dhe vjedhur, pasi ajo montohet-çmontohet dhe askund nuk lë gjurmë.

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Preventivi, shpenzimet

Pra, një skenografi, e cila ka kushtuar 60 milionë lekë një vit më parë, këtë vit ka kushtuar 140 milionë lekë.Në qoftë se do të marrim këta tre zëra, ky është festivali.Pra, mjete me qira, pagesa për të ftuarit dhe skenografia, ku dy nga zërat e fundit janë dy apo trefishuar.

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Preventivi, shpenzimet

Pjesa tjetër janë këngët pjesëmarrëse që ne përmendëm më sipër, stafi artistik, stafi realizues, stafi teknik, të cilëve u janë ulur pagesat në krahasim me një vit më parë. Pra i gjithë shpenzimi është rritur në shumë totale për akomodimin e të ftuarve për mjete me qira, pagesat për të ftuarit dhe skenografia. Zërat e tjerë janë me ulje.

Në fakt, sipas të dhënave, festivali rezulton të jetë rreth 150 milionë lekë më shumë se ai i një viti më parë.

CNA u ka çuar tri shkresa zyrtare, kreut të RTSH-së, drejtorit Alfred Peza dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, zotit Leka Bungo, për të na dhënë këto shifra që ne të mos gabonim, të ishim profesionistë dhe të mos thoshin pse s’na pyetët. Të kishim më pas një komunikim zyrtar dhe një prononcim nga zoti Peza apo dhe zoti Bungo se pse janë rritur këta zëra shpenzimesh?

-Pse festivali duhet të kushtonte rreth 30% më shumë sesa një vit më parë kur nuk është se la një gjurmë më të madhe?

-Pse duhet të shtoheshin kaq shumë shpenzime për mjete me qira?

-Pse duhet të shpenzoheshin kaq shumë për të ftuar dhe pse duhet gati të trefishohej skenografia kur ka pasur skenografi me kosto më të ulëta, në një kohë më të shkurtër dhe me vlera tepër-tepër më të ulëta sesa ajo që ka bërë këtë vit RTSH-ja e që nuk ka qenë ndonjë skenografi apo ndonjë sukses i madh i këtij Festivali të 62-të të RTSH-së?

Ka shumë “pse”?

Sepse netëve u pa që salla e Pallatit të Kongreseve ishte bosh.

Një event qindra miliona lekë në duart e Alfred Pezës dhe Leka Bungos me këtë tabelë ku e keni krahasimisht sqaruese.

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Tabela krahasuese e shpenzimeve në Festivalin e 62-të të Këngës

Gjithashtu, siç e theksuam, CNA çoi shkresa për informacion, por na u refuzua informacioni në lidhje me këtë çështje. Si përgjigje kanë qenë sulmet. CNA do të vazhdojë të publikojë të tjera detaje dhe të dhëna se çfarë ka ndodhur me Festivalin e RTSH-së.

Gjithashtu abuzimet dhe shpërdorimi i detyrës me largimin e njerëzve nga puna si në raste për inate personale, qejfe dhe hareme, por këto do t’u përkasin të tjera shkrimeve.

Më pas u refuzua nga Bordi nga Këshilli Administrativ me në krye Leka Bungon që uli një vlerë lekësh, por më pas miratoi një ngritje maksimale deri në 650 milionë lekë.

Ka zëra dhe për shkak të marrëveshjeve të ndryshme, pazare dhe pagesa për koncertin e fundvitit (atë të vitit të ri), pagesa të cilat po verifikohen zyrtarisht nga stafi i CNA-së, megjithëse deri më sot nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga RTSH-ja dhe Këshilli Drejtues, pra nga Alfred Peza dhe Leka Bungo.

Dalin shifrat/ Abuzimet me Festivalin e 62-të të RTSH-së

Pra, fshehja e dokumenteve dhe moskthimi i përgjigjes zyrtare mbi shifrat dhe shumat e përdorura tregojnë qartazi se ka dyshime thelbësore që aty ka pasur abuzime dhe vjedhje të fondeve, pasi zërat janë të shumëfishuar dhe gati më shumë se gjysmën e vlerës së festivalit, gati 70-80 % të vlerës, e mbulojnë zërat që ne përmendëm më lart se skenografia, pagesat për të ftuarit, mjetet me qira, këngët pjesëmarrëse, por edhe stafi artistik.

Ndërkohë që stafi realizues, stafi teknik komisioni përzgjedhës i festivalit, shpenzimet e tjera thelbësore janë me mjaft ulje./cna.al