zoom

Aktualitet

Pas shumë akuzave, “dorëzohet” Alfred Peza. Dorëhiqet nga drejtimi i RTSH-së

Drejtori i Radio-Televizionit Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ai ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e fundit me stafin e tij në RTSH, për të njoftuar dorëheqjen, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e tij.

Alfred Peza u emërua drejtor i RTSH-së në qershor të vitit të kaluar, duke shkaktuar shqetësim për pavarësinë e tij politike për shkak të angazhimit të tij të mëhershëm në Partinë Socialiste.

Emërimi i tij në krye të RTSH-së u shoqërua me valë ankesash dhe denoncimesh për shkarkime të padrejta nga puna të gazetarëve, kameramanëve dhe anëtarëve të redaksive të programacionit.