zoom

Aktualitet

Sherri Zogu-Zaharia kalon kufijtë. Mediat botërore publikojnë detajet

Sherri midis ish-çiftit mbretëror të Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka kaluar kufijtë.

Mediat më të mëdha botërore i kanë dhënë zë skandalit “royal” dhe kanë treguar detajet e konfliktit.

“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias të cilët me vendim gjykate u pajisën me urdhër mbrojtje dhe duhet të qëndrojnë 5 metër distancë nga njëri tjetri.

“Princi i kurorës Leka II ka kërkuar ndërhyrjen e policisë pas një incidenti të dyshuar të dhunës në familje që përfshinte ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij. Një video u shfaq në internet të martën e Lekës, 41 vjeç, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një përleshje fizike me Princeshën Elia, 41 vjeç, dhe babain e saj, Gjergj Polikron Zaharia, 73 vjeç. Kjo vjen dy muaj pasi dyshja, e cila ka një vajzë trevjeçare, Princeshën Geraldine, njoftoi fundin e martesës së tyre, duke thënë se bashkimi kishte ‘humbur funksionin e tij’”- thuhet mes të tjerash në artikull.

Më tej, në shkrim janë përfshirë pretendimet e 2 palëve si dhe reagimi i Oborrit Mbretëror ku pretendohej se pamjet e përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias janë shpërndarë nga policia dhe kërkohej fshirja e tyre.

Gjithashtu edhe “New York Times” i ka kushtuar një artikull video-skandalit, me pretendimet e Princ Lekës i cili thotë se është slmuar fizikisht nga babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili në pamjet e publikuara shihet teksa mban në dorë një statujë druri.

“New york post” shkruan në një artikull se “Princi i kurorës Leka II i Shqipërisë ka pohuar se ai u sulmua ashpër nga ish gruaja e tij, Princesha Elia dhe babai i saj vetëm disa javë pasi njoftuan divorcin”.