zoom

Aktualitet

Sherri kush të kalojë i pari/ 13-vjeçari në Sarandë qëllon me thikë në qafë 15-vjeçarin

Sherri kush të kalojë i pari/ 13-vjeçari në Sarandë qëllon me thikë në qafë 15-vjeçarin

Janë zbardhur disa detaje nga sherri mes nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S. G, dhe 15-vjeçari R. H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.

Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Raportohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Postime të lidhura