zoom

Aktualitet

Sherr pronësie mes dy familjeve në Fushë-Arrëz, 50-vjeçari tenton të vrasë fqinjin me kallash

Një krim i rëndë mes familjeve u parandalua pasditen e djeshme në fshatin Micoj, teksa shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në Fushë-Arrëz.

Forcat kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

“Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç”, tha policia vendore.

Shërbimet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit “Kallashnikov” dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse. /ZOOM.AL/