zoom

Lajme

Sherr në ndeshjen U-21 midis Erzenit dhe Partizanit

Sherr në ndeshjen U-21 midis Erzenit dhe Partizanit

Në ndeshjen Erzeni – Partizani në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak ka plasur grushti mes sportistëve 21 vjecar.

Në përfundim të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2, lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të përplasen verbalisht mes tyre dhe më pas janë goditur mes tyre dhe me sende të forta.

Dy prej tyre kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerë janë thirrur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Futbollistët e këtyre ekipeve i përkasin moshave 17-21 vjeç.

“Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani. Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet. Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.