Aplikacion
Një plagosje me thikë është regjistruar në fshatin Bulgarec, në Korçë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i lënduar pas një konflikti mes disa të rinjve.
Sipas informacioneve paraprake, sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale dhe ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës. Si pasojë, i mituri ka marrë plagë në trup, në pjesën poshtë krahut, dhe është transportuar në spital.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, autori i dyshuar, rreth 18 vjeç, është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
