zoom

Aktualitet

Sherr me thika në Shkozë, 18-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës, Tiranë, pasi është plagosur me thikë gjatë një konflikti mes të rinjve.

Sipas informacioneve të para, i riu mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, ku janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima Aureljo Dervishi ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital./ Zoom.al