zoom

Aktualitet

“Vajza ishte në makinë kur u vra Aureljo” – Zbardhet dinamika e sherrit që i mori jetën 18-vjeçarit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të dielës, në Shkozë.

18-vjeçari Aureljo Dervishi humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh.

Shkak i konfliktit mes tyre ishte një vajzë, që siç zbuloi gazetarja Dorjana Bezat, pa nga afër vrasjen.

Ajo dikur ka përjetuar një romancë me shokun e agresorit, ndërsa kohët e fundit ishte lidhur me shokun e viktimës, me të cilin ndodhej në të njëjtën makinë kur ndodhi ngjarja.

Aureljo Dervishi u përlesh me personin që ishte në konflikt dhe shokun e këtij të fundit.

Sherri fillimisht mes tyre ka nisur në rrugë dhe ishte përleshje fizike.

Më pas, agresorët përdorën thikën, duke e goditur Aureljon në zemër.

18-vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë, ndërsa këtë të hënë, policia arrestoi si të akuzuar për ngjarjen Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç janë nga Farka.