zoom

Sport

Sheiku i fiksuar me të/ Ky është super-lojtari i parë që do i bashkohet Newcastle United

Blerja e Newcastle nga fondi saudit i Investimeve Publike ka filluar të zbulojë të gjitha llojet e thashethemeve në Angli.

Klubi do të bëhet më i pasuri në të gjithë Premier League dhe kështu shpreson të zgjidhë situatën e tij të keqe sportive me një investim në nënshkrimet në muajin janar që mund të jetë historik.

Një nga emrat që ata mund të kenë në tryezë është ai i Philippe Coutinho, një futbollist i cili ka shumë eksperiencë në Premier dhe për të cilin Barça do të ishte e gatshme të negocionte një dalje të favorshme.

Pronarët sauditë janë të qartë se ata duhet të bëjnë një ndryshim të vërtetë në projektet sportive. Newcastle është e parafundit në Premier League dhe ende nuk ka fituar një ndeshje.

Eshtë praktikisht e sigurt që trajneri Steve Bruce do të shkarkohet dhe disa emra si italiani Antonio Conte tashmë qarkullojnë për vendin e ri.