zoom

Aktualitet

Shehaj zbulon çfarë i tha Basha për bazën e PD: T’i marrim me të mire e të presim t’u dalë inati

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka bërë një sqarim lidhur me debatin që ka ndodhur në mbledhjen me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit Parlamentar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj tregon se i ka shprehur kryedemokratit Basha pakënaqësine e madhe të mbështetësve të PD.
Sipas Shehaj, ka nëj përccarje të madhe ndërsa thekson se nuk është dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Mes të tjerash ai thekson se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura. Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”. Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike. Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shkruan Shehaj.