Aplikacion
Një zyrtar i sigurisë kibernetike të Izraelit u arrestua policia e Las Vegasit, i si pjesë e një hetimi të fshehtë që synonte identifikimin e përdoruesve online që kërkonin fëmijë për qëllime seksuale.
Në një deklaratë, policia e Las Vegasit njoftoi se Tom Artyom Alexandrovich, 38 vjeç, së bashku me disa të dyshuar të tjerë të ndaluar gjatë një operacioni dyjavor, përballen me akuza të rënda për përpjekje për të joshur fëmijë në internet për akte seksuale.
Të dhënat tregojnë se Alexandrovich u lirua me një garanci prej 10,000 dollarësh pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë dhe më pas u kthye në Izrael.
Në llogarinë në LinkedIn ai e përshkroi veten si Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit Kibernetik Izraelit, një agjenci nën zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Informacione të tjera në internet e identifikuan atë gjithashtu në të njëjtin rol.
Raportet tregojnë se Alexandrovich ishte në Las Vegas për të marrë pjesë në një konferencë vjetore të ekspertëve të sigurisë kibernetike. Profili i tij në LinkedIn ndërkohë është fshirë që atëherë.
Sipas autoriteteve amerikane, task forca e Nevadës për Krimet në Internet Kundër Fëmijëve (ICAC) kreu operacionin që çoi në arrestimin e Alexandrovich, së bashku me shtatë të tjerë në Henderson, pranë Las Vegas. Policia deklaroi se të gjithë të dyshuarit mendonin se po takonin persona të mitur, por në vend të kësaj në vendtakim shkuan oficerë dhe u arrestuan.