Aplikacion
Situata aktuale e ka bërë katalanasin të mendojë, për herë të parë, të tërhiqet nga vendimi i tij. Prej javësh, institucioni në deklaratat e presidentit Laporta, zëvendësit të tij, Rafa Juste dhe drejtorit Deko ka shprehur dëshirën që Ksavi të vazhdojë. Kësaj i shtohet dhe fakti se klubi prej javësh ka hequr dorë nga kontaktimi i trajnerëve të tjerë që mund të jenë pasues të Ksavit. Gazeta “Marca” ka shpjeguar arsyet pse klubi ka zgjedhur të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun aktual.
Nëse ka një tipar që e karakterizon Ksavin, është identiteti i tij te Barça. I shpallur një blaugrana që kur lindi, trajneri katalanas është i rrënjosur thellë në filozofinë e institucionit. Është sinonim i ADN-së së Barçës. Ekonomikisht, i përballueshëm – Arka e Barçës është ende shumë e varfër dhe kjo do të thotë se opsionet që do t’i përshtateshin më mirë stolit të ekipit janë të ndërlikuara. E thënë ndryshe, edhe ekonomikisht, Ksavi është opsioni më i leverdishëm.
Nuk përjashtohet as Rafa Markez, por sot për sot është një alternativë e rrezikshme. Vazhdimësia e projektit – Nëse Ksavi vazhdon të drejtojë ekipin, kjo do t’i japë stabilitet edhe projektit sportiv. Trajneri u ul në stol në nëntor 2021 dhe ka përfunduar vetëm dy sezone të plota. “Shpresoj që projekti i tij të jetë i gjatë”, deklaronte asokohe Ksavi. “Barça duhej të rindërtohej me njerëz që e njohin klubin. Dhe Ksavi është një trajner që i dha atë aftësi dhe atë qetësi për të qenë në gjendje të ndërtohet një ekip serioz”, deklaronte Deko më parë.
Pa dyshim, katalanasi nuk heziton kur vjen puna për të dhënë mundësi apo për të kërkuar zgjidhje te lojtarët produkt i klubit. Fermin Lopez, Lamine Jamal dhe Pau Kubarsi, ndër të tjerë, janë bërë pjesë të rëndësishme të kësaj Barcelone. Përveç Hektor Fort, Astralaga, Mark Guiu, Kasado… të cilët thirren rregullisht në ekipin e parë. Për shkak të mungesës së burimeve financiare, Ksavi e ka gjetur zgjidhjen në “La Masia”, diçka që u ka pëlqyer të gjithëve në klub dhe duan të vazhdojnë me këtë filozofi. Këtyre u shtohen dhe “pikë” të tjera, ku mes tyre dhe janë dhe dy trofe të fituar, mes të cilave La Liga 2022-2023.