zoom

Ekonomi

Sërish ndryshime në tregun valutor, çfarë ndodh me monedhat kryesore sot

Sërish ndryshime në tregun valutor, çfarë ndodh me monedhat kryesore sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë, duke pësuar rënie të lehtë nga një ditë më parë në të dy vlerat.

Ndërkohë monedha evropiane euro do të blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 97 lekë. Euro ka shënuar rënie në blerje në raport me një ditë më parë.

Edhe për frangën zvicerane shigjeta shkon me kokë poshtë nëse e krahasojmë me të hënën. Sot në tregun shqiptar kjo monedhë do të blihet me 102.8 lekë dhe do të shitet me 103.8 lekë, nga 103 dhe 104 lekë që ishin vlerat e një dite më parë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 109 lekë dhe do të shitet me 110.3 lekë./ Zoom.al

Postime të lidhura