zoom

Lajme

Seria A hedh kalendarin, ja kur luhen derbet dhe klasiket mes Juves, Interit dhe Milanit. Nis më…

Seria A hedh kalendarin për sezonin e ardhshëm dhe zbulon përplasjet e mëdha të fillimit.

Sot është hedhur edhe kalendari i plotë i sezonit 2024-2025, i cili do të nis fundjavën e 17-18 Gushtit. Të gjithë në ndjekje të Interit të Simone Inzaghit.

Derbi i parë, Inter-Milan, do të luhet në javën e 5-të në 22 shtator dhe derbi i dytë Milan-Inter në raundin e 23-të, më 2 shkurt.

Ndërsa Inter-Juventus do të luhet në raundin e 9-të dhe në të 13-ën është radha e Milan-Juventus. Ndërsa javën e parë Interi do të përballet me Xhenoan në transfertë, Milani do të presë Torinon dhe Juventusi do të duelojë me Komon.

Java e parë:

Bologna-Udinese
Cagliari-Roma
Empoli-Monza
Genoa-Inter
Hellas Verona-Napoli
Juventus-Como
Lazio-Venezia
Lecce-Atalanta
Milan-Torino
Parma-Fiorentina

/ZOOM.AL/