zoom

Të gjitha

Sarah Berisha i zë vendin Jona Spahiut si moderatore

Më datën 6 mars, rikthehet spektakli i humorit, “Kosherja”.

Edhe këtë herë do të jetë drejtues Bes Kallaku.

Ndërkohë, ditën e sotme, stafi i “Kosheres” ka bërë të ditur që moderatore këtë sezon do të jetë blogerja e njohur, Sarah Berisha.

Ajo ka vetëm pak kohë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku dhe rezultojë si një nga banoret e cila kishte fituar më shumë ndjekës.

 

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon spektakli do ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berisha.

Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e saj dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftim.

e.n