zoom

Të gjitha

A i ka rënë “qylit” Sara Berisha ?! Moderatorja befason me përgjigjen e saj

Ndonëse banorët vetë e cilësojnë “Big Brother VIP” si një eksperiencë shumë stresuese, për shumë njerëz ata thjesht hanë, pinë dhe rrinë në shtëpinë e famshme.

Sarah Berisha ishte një nga banoret e edicionit të parë VIP në vendin tonë e cila qëndrojë për tre muaj në format. Blogerja tashmë është bërë pjesë e “Kosherja Show” ku përveçse si moderatorë e kemi parë edhe si aktore. Në një skeç të fundit me një personazh ajo është vendosur paksa në siklet.

E pyetur nëse i ka rënë ndonjëherë qylit në jetën, Sarah tha ‘Jo’ por kundërpëgjigja ishte: “Po në Big Brother kush hëngri dhe piu për tre muaj?”. Gjë që shkaktoi shumë të qeshura te Sarah e cila e mori me sportivitet dhe humor.

Përveç eksperiencës së re në televizion, Sarah po shijon edhe lidhjen e re me Dj Pm me të cilin u njoh në “Big Brother VIP”. Ata vijojnë lidhjen e tyre mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Dj i njohur jeton teksa nuk kanë munguar udhëtimet e shumta së bashku. Planet për fejesë? I përkasin të ardhmes së largët sipas çiftit./L.K

/Zoom.al