Aplikacion
Së pari, një ditë me parë ekipi ligjor i Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit te Gjykatës së Apelit.
Argumentimi i avokatëve është për shkak të pasojave shumë të rënda që sipas tyre sjell për deputetin burgosja, siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Nga ana tjetër, avokatët do ta ndjekin çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, ku do të dorëzojnë një kërkesë për pezullim.
Ervin Salianji u vetëdorëzua një ditë më parë pas vendimit të Apelit, që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për të për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”.