Aplikacion
Së fundmi, ndaj tij është ngritur një padi nga grua me emrin Jane Doe, që deklaron se është abuzuar seksualisht dhe fizikisht në mënyrë të përsitur për katër vite me radhë.
Ajo thotë se fillimisht u takua me reperin, i cili pagoi për udhëtimin e saj jashtë shtetit dhe të dy filluan të takoheshin “rregullisht” pas kësaj, sipas padisë.
Në ankesën e saj ligjore, gruaja pretendon se ajo ishte droguar nga Combs, i cili më pas do të përfshihej në akte seksuale me të pa pëlqimin e saj, ndërsa ajo ishte pa ndjenja.
Takimet seksuale u filmuan nga Combs pa lejen e gruas dhe asaj iu bë presion nga reperi për t’u përfshirë në seks në grup me të tjerët, pretendon dokumenti ligjor.
Në një rast, që supozohet të ketë ndodhur në korrik 2022, padia përshkruan gruan që u detyrua të merrte drogën ketaminë, duke humbur vetëdijen.
Menjëherë pas kësaj, thuhet se ajo mësoi se ishte shtatzënë.
Sipas padisë, kur Jane Doe e informoi Combs për shtatzëninë, një bashkëpunëtor i tij e nxiti atë për të kryer një abort.
“Askush nuk është mbi ligjin. Fama dhe pasuria nuk e mbrojnë Sean ‘Diddy’ Combs nga akuzat serioze për trafikim seksual dhe abuzim”, thanë avokatët e gruas.
Akuzat ndaj Diddyt
Diddy Combs është përballur me një sërë akuzash vitin e kaluar pas padisë së ngritur nga ish-e dashura e tij Cassie Ventura nëntorin e kaluar, duke pretenduar abuzim fizik dhe seksual.
Reperi po përballet gjithashtu me akuza penale pasi prokurorët federalë e kanë akuzuar atë për “krijimin e një sipërmarrjeje kriminale” në të cilën ai “abuzoi, kërcënoi dhe detyroi gratë dhe të tjerët rreth tij për të përmbushur dëshirat e tij seksuale, për të mbrojtur reputacionin e tij dhe për të fshehur sjelljen e tij”.
Orgji dhe festa të bardha në shtëpi
Një shpërndarës droge mbeti i shokuar nga Sean “Diddy” Combs dhe festat e tij të çmendura ku pa dy persona të famshëm duke kryer marrëdhënie me njëri-tjetrin.
Shpërndarësi tha se Diddy i hapi atij derën i veshur vetëm me një peshqir dhe e futi në vilën e tij në Hampton për të bërë pazarin e kokainës.
“Po ndodhnin gjëra mjaft të çuditshme. Djem të famshëm që kryenin marrëdhënie me njëri-tjetrin. Aty kishte dhoma të fshehta, si një vend i shenjtë.
Vila gjigande e Diddy-t në Hampton është skena ku kanë ndodhur shumë shthurje midis reperevëe e këngëtarëve të profilit të lartë të cilët drogoheshin dhe kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.
Shtëpia e Diddy njihet për eventin e “Festave të Bardha”, që ishin një magnet për VIP-at në vitet 2000. Jay Z, Leonardo DiCaprio, Mariah Carey etj janë ndër emrat që vizitonin shpesh festat e reperit që është tashmë nën arrest.
Sipas padisë federale kundër Diddy-t, festat e shthurura përmbanin performanca seksuale të organizuara dhe menaxhuara nga vetë Diddy dhe shpesh herë ai i regjistronte ato në video dhe masturbonte ndërkohë.
Reagimi i Diddyt
Pas akuzave të ngritura ndaj tij, Diddy tha se është i pafajshëm, por ai vazhdon të mbahet në burgun e Manhatan deri në gjyqin e ardhshëm. Lirimi me kusht i është mohuar dy herë.
Aktakuza flet për kontroll të plotë të Combs ndaj viktimave të tij me dhunë fizike, premtime për ngjitje në karrierë, mbështetje financiare dhe forma të tjera, përfshirë drogimin e tyre.
Arrestimi i Diddyt
Reperi Sean “Diddy” Combs u arrestua në Manhattan më 17 shtator.
Prangosja e tij erdhi disa muaj pasi iu bastisën të dy nga pronat e tij në Los Angeles e Miami në mars, si pjesë e një “hetimi në vazhdim” për trafikimin e seksual nga autoritetet.
Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se ishin “të zhgënjyer” dhe se klienti i tij ishte një njeri i pafajshëm./ Zoom.al
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia