Aplikacion
Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën 3 Dëshmorët. Ai ndodhet në spitalin e Traumës.
Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë. Policia po punon për identifikimin e tyre.
3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.
Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të dëtyrës. Megjithatë hetuesit po hetojnë dhe pistën e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh.
I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.