zoom

Politikë

Sali Berisha “përçan” Floriana Garon dhe vjehrrën e saj

Pak ditë më parë, Sali Berisha, teksa dorëzoi 4200 firmat për thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD, njoftoi se synon të rikthehet si kryeministër, ndërsa dha lajmin se kishte zgjedhur Floriana Garon si drejtorëshe të komunikimit të “Foltores”.

Por vetëm pak javë më parë, vjehrra e moderatores së njohur, Lumturi Ratkoceri ishte sulmuar ashpër ish-kryeministrin, që e cilësonte si shkatërruesin e bazave të shtetit, ndërsa falenderonte SHBA-të, që e shpalli “Non Grata”.

“Sali Berisha !!! Ka muaj qe emri i tij eshte bere kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi te PD. Eshte per t’u habitur se si njerez me mend ne koke dhe jo naive jane aq te verbuar nga emocjonet dhe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Dhe ky fenomen behet me i rende duke patur parasysh qe manipulimin e trurit nepermjet emisjoneve politike apo portaleve, te gjithe tashme e kane jetuar dhe perjetuar edhe para 40- 50 vjetesh. Po flas per brezin qe njohu kohen e Enverit dhe tashme vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithese faktet i ka para syve dhe jane uleritese. Berisha eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin e bazave te shtetit dhe qe na ka kthyer ne nje republike “ bananesh””,, shkruante ajo.

Gjatë një interviste televizive, moderatorja ka folur edhe për kundërshtitë në familje sa i takon Sali Berishës.

Floriana thotë se me vjehrrën ka qendrime të ndryshme, për këtë arsye ajo nuk është dakord me postin e ri, ndërsa bashkëshorti dhe prindërit e kanë mbështetur.

“Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Ai më mbështet mua, PD, Foltoren 100%. Prindërit e mi edhe pse kanë dyshime më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”, ka deklaruar ajo.