zoom

Aktualitet

Sali Berisha në shtëpinë e Enver Hoxhës, publikohen fotot me ish-diktatorin

Është publikuar një foto, ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Fotoja e rrallë është publikuar në emisionin “Fiks Fare”, ku sillen, edhe disa deklarime të ish-kryeministrit. Gjatë një bisede me demokratët, Berisha e ka cilësuar ish-diktatorin Hoxha si një xhelat.

“Deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhën. Në tërë historinë e tyre xhelat si Enver Hoxha, shqiptarët nuk kanë pasur”, është shprehur Berisha.

Po ashtu, në emisionin “Opinion”, ai ka deklaruar se nuk ka folur kurrë privatisht me ish-diktatorin Enver Hoxha. Ndërsa ka shtuar se ka pasur miqësi me djalin e tij, Sokol Hoxhën dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Liljanën.