zoom

Lajme

Sali Berisha i sinqertë: Lulzim Basha, zhgënjimi më i madh i jetës sime

Sali Berisha ka deklaruar se zhgënjimi më i madh i jetës së tij, jo vetëm në aspektin politik, është Lulzim Basha.

Kryedemokrati argumentoi qëndrimin e tij, duke u shprehur se Basha e zhgënjeu me qëndrimet dhe sjelljet e tij.

Berisha deklaroi se Lulzim Basha e lejoi veten të keqpërdoret në shkallë ekstreme.

“Zhgënjimi më i madh i jetës sime është Luzim Basha, bëri një pabesi, por kur u fut në procese me brava e me blinde.

Kur ika dhe fitoi një gjeneratë tjetër isha i kënaqur, Por ky ,me disa qëndrime e sjellje tejkaloi cdo njeri që unë njoh.

Ka qenë zhgënjimi më i madh i jetës sime, ai ishte njeri apo jo. E lejoi veten të keqpërdoret në shkallë ekstreme, po burri është burrë. Si mund të grumbullosh banda në seli”, tha Sali Berisha.

 

 

Postime të lidhura