zoom

Aktualitet

Mes frikës dhe skepticizmit, sa mësues kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCovid

Deri më tani 2664 mësues janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, pas një procesi të nisur që prej të shtunës.  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan në rrjetet sociale se ata janë sot më të mbrojtur nga COVID-19 pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, ndërsa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.

“2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga COVID, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

Por jo të gjithë mësuesit e planifikuar kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit. Dyshimet e ngritura mbi AstraZeneca-n dhe pezullimi në disa shtete të Evropës kanë shkaktuar pasiguri edhe në Shqipëri. Ndërsa ka pasur edhe debate në lidhje me një formular që mësuesit duan të firmosin në rast të refuziimit të vaksinës, që sipas Sindikatës së Mësuesve shihet si një presion dhe që mund të pasohet me largime nga puna.