zoom

Stil

Sa gram sheqer është e këshillueshme të hahet në javë

Sheqeri është pjesë përbërëse e cdo ushqimi të preferuar që nga akulloret tek frutat.

Danielle Stark,një dietologe dhe nutricioniste tregon për Women’s Health se janë disa lloje të ndryshme sheqeri të cilat trupi i njeriut nuk mund t’i tresë siç duhet dhe të cilat mund të kenë një impakt shumë të madh tek shëndeti i personave që i konsumojnë. Dy prej tyre janë shurupi i misrit më fruktozë të lartë dhe sukroza.

Shurupi i misrit me fruktozë të lartë mund të gjendet tek çdo ushqim i shpejtë,si soda apo pica të ngrira,ndërsa sukroza ose e njohur ndryshe si sheqeri i bardhë gjendet tek hurmat e thata dhe ushqimet të cilat janë ëmbëlsuar si kosi.

Këto ushqime me sheqer të shtuar, shpjegon ajo,janë lehtësisht të tretshëm nga trupi dhe kur konsumohen, mund të krijojnë obezitet,nivel të lartë të presionit të gjakut,rezistencë insuline dhe diabet të tipit dy.

Sheqeri natyral i gjendur tek frutat,është me fibra,antioksidantë,vitamina dhe minerale të cilat janë pjesë e rëndësishme e dietës sonë,që do të thotë se shkëputja plotësisht nga sheqeri nuk është vetëm e vështirë por nuk është as lëvizje e shëndetshme për t’u bërë.

Pra,është vendimtare që ne të ndajmë sheqerin e mirë nga i keqi,në mënyrë që të marrim vendimet më të mira rreth shëndetit tonë.

‘’Heqja përfundimtare nga dieta ushqimore e çdo lloj grupi ushqimor është shumë kufizuese për shumë njerëz, ‘’ thotë Stark. ‘’Pra,praktika më e mirë është që në dietën ushqimore të përditshme,të eleminohet sheqeri i shtuar sa më shpesh’’.

 

Pra,sa sheqer duhet ngrënë çdo ditë?

Sipas ‘’American Heart Association’’ amerikanët konsumojnë 77 gramë sheqer cdo ditë.

FDA sugjeron se jo më shumë se 10% e kalorive ditore duhet të jenë sheqer i shtuar. Pra,nëse konsumon një diete me 2000 kalori,duhet të konsumosh 50 gramë çdo ditë,ose 364 gramë në një javë.

Organizatat e tjera janë më konservative përsa i përket konsumimit të sheqerit.

‘’American Heart Association’’ dhe ‘’World Health Organization’’ sugjerojnë 25 gramë ose 6 lugë sheqer në ditë,ose 175 gramë sheqer në javë. / Women’s Health – Përgatiti: Alesia Doçi