Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se është në bisedime me organizatorët për të sjellë në vendin tonë “The Globe Soccer Awards”.
Rama, në rubrikën “Sy m’Sy” theksoi se vendi është në garë me Madridin, por shprehu bindjen se Shqipëria do të përzgjidhet.
Ende nuk dihet fatura që do t’u kushtojë shqiptarëve ky event. Nëse organizohet në Shqipëri, do jetë vetëm një show më shumë që do t’u rëndojë taksapaguesve për organizimin dhe lobimin që kërkon “The Globe Soccer Awards”.
“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe DSurrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.
Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin Europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.
Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë,”- tha Rama.
Çfarë është “The Globe Soccer Awards”?
The Globe Soccer Awards është një ceremoni prestigjioze vjetore që nderon arritjet më të mira në futboll duke përfshirë lojtarët, trajnerët, klubet dhe drejtuesit sportivë. Fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi votash nga publiku global dhe një jurie profesionistësh, duke garantuar një vlerësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Që nga themelimi i saj në 2010, ceremonia ka fituar reputacion si një nga eventet kryesore në kalendarin e futbollit, duke promovuar jo vetëm ekselencën sportive, por edhe zhvillimin e marrëdhënieve dhe biznesit në industrinë e futbollit global./ Zoom.al