Aplikacion
Nga Owen Matthews
Një javë me mesazhe disi të përziera nga Kremlini. Një ditë Vladimir Putin hapi karuselin më të madh të Evropës dhe drejtoi vetë festimet në Moskë me rastin e 875-vjetorit të themelimit të qytetit, i qetë e me humor, dhe luftën vetëm sa e zuri me gojë kalimthi. Pak ditë më pas, doli në televizionin kombëtar dhe i bëri të ditur botës se nuk po luante blofin për përdorimin e armëve bërthamore dhe shpalli mobilizimin e pjesshëm.
Putin nuk ka provuar kurrë zgjedhje të luftuara në jetën e tij, kështu që nuk ka qenë ndonjëherë i dalluar në komunikimin me njerëzit. Por në fjalimin e fundit dukej po aq i zbehtë e me sy të shuar sa një vampir.
Rusët e dinë më mirë se kushdo se sa më tepër të mohohet diçka, aq më tepër gjasa ka që të ndodhë. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu doli pas Putinit për të shpjeguar se mobilizimi do të aplikohej vetëm për deri në 300 mijë rezervistë me përvojë luftarake. Në praktikë, povestki – thirrja për t’u paraqitur në qendrën e rekrutimit – me sa duket u bë me kë të kapte lapsi. Të gjithë të sapodiplomuarit e një kursi arkitektësh moskovitë u thirrën bazuar në faktin që ata kishin bërë zbor të detyrueshëm ushtarak si pjesë e programit universitar.
Babai 55-vjeçar i shokut të komshiut tim mori fletëthirrjen edhe pse nuk kishte shërbyer kurrë më parë në ushtri. Ai shkoi në zyrën e rekrutimit për të shpjeguar se ishte bërë gabim. Dy orë më pas ishte në autobusin që shkonte në kampin e stërvitjes.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës