zoom

Stil

Rudina e mban larg fëmijës? Flet ish-partneri: Kam një vit pa puthur vajzën

Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.

Që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, vogëlushja jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Së fundmi, në një postim në Instagram, Aleksi ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë nga afër.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës, krahas një fotoje me të bijën.


Më herët në ditën e lindjes së Viktorias, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa bëri një urim për vogëlushen në rrjetet sociale, duke e forcuar idenë e mallit dhe duke shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marrë malli të përqafoj. Të duam”.

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj është martuar me Mark Frrokun./ Zoom.al