zoom

Sport

Rregullat e reja në F1, Domenicali: Garat do të jenë më emocionuese, do të ketë më shumë rivalitet

Rregullat e reja në F1, Domenicali: Garat do të jenë më emocionuese, do të ketë më shumë rivalitet

Formula 1 ka prezantuar rregulla të reja për vitin 2022, të cilat synojnë përmirësimin e garave dhe dhëniet e shansit për sukes për më shumë skuadra, duke bërë që hendeku mes pjesës së përparme dhe të pasme të zvogëlohet.

Megjithatë, viti i parë i rregullave të reja ka rezultuar në një hendek mjaft të madh midis skuadrave që kanë arritur t’i zbatojnë siç duhet dhe atyre që nuk ia kanë dale ta bëjnë.

Lidhur me këtë ka reaguar shefi i F1, Stefano Domenicali, i cili nuk shfaqet i alarmuar për situatën, dhe mendon se nëse skuadrat arrijnë ti kuptojnë rregullat e reja, gara do bëhet më konkurruese.

“Është e qartë se një kampionat me këto diferenca mes të parit dhe të dytit nuk do të japë finalen që pamë vitin e kaluar. Ne duhet të shohim gjithaashtu se sa është ndikuar performanca e makinave nga rregulloret dhe sa varet nga besueshmëria ose menaxhimi. Duhet një analizë e mirë për të kuptuar se çfarë shkaktoi një hendek të madh mes drejtuesve dhe pjesës tjetër”, shpjegoi Domenicali për mediat italiane.

Domenicali jep një interpretim pozitiv për pritshmëritë e tij që ka lidhur me rregullat e reja.

“Nëse shikojmë renditjen në tërësi, shohim se pas liderit ka luftime më të forta se në të kaluarën. Besoj se në vitet e ardhshme, rregulloret do të çojnë në një reduktim të hendekut që ekziston aktualisht midis liderit dhe pjesës tjetër”, përfundoi ai. /zoom.al/