zoom

Slider

Ronaldo thyen heshtjen: Thonë se kam mbaruar, por shihni pak statistikat e mia

Cristiano Ronaldo shënoi një dygolësh në fitoren 4-3 që Al Nassr arriti kundër Al Ahlit, sfidë e javës së shtatë në Arabinë Saudite.

Legjenda portugeze kryeson renditjen e golashënuesve me 9 realizime, ndërkohë që Al Nassr ndodhet tri pikë larg vendit të parë.

38-vjeçari foli pas ndeshjes rreth së ardhmes dhe tërheqjes nga futbolli. Duke theksuar se për momentin ndihet shumë mirë fizikisht.

“Thonë se Ronaldo ka mbaruar, por nuk është e vërtetë. Po e dëshmoj se njerëzit ja futin kot… Unë e dua ende futbollin, pavarësisht moshës time. Akoma më pëlqen të luaj, të shënoj gola dhe të fitoj ndeshje. Do të vazhdoj derisa këmbët të më thonë: ‘Cristiano, mbaroi’. Por deri tani ndihem mirë dhe vazhdoj të ndihmoj skuadrën”, theksoi CR7.

Goleadori i njohur u largua nga Manchester United në nëntorin e vitit të kaluar. Dhe në datën 1 janar firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin saudit.

Nga e cila përfiton rreth 200 mln euro në vit, duke u kthyer në futbollistin më të paguar në histori. /zoom.al/