Aplikacion
Në Napoli ka një plan për Cristiano Ronaldo-n, në rast të shitjes së Osimhen. Në Gjermani flasin për një ofertë të afërt nga Bayern Munich për sulmuesin nigerian.
Një lëvizje që mund të hapë dialogun me Jorge Mendes, i cili prej disa kohësh kërkon një klub të ri për CR7 dhe dëshirën e tij për të luajtur sërish në Champions League mund të realizohet te të kaltërit.
Ronaldo, të cilin agjenti i tij po e ofron djathtas dhe majtas, fiton shumë mbi pagën tavan prej 4 milionë euro të vendosur nga De Laurentiis për rrogat.
Oferta e mundshme e Bayernit për Osimhen nuk dihet ende edhe nëse javët e fundit supozohej një shifër afër 120 milionë euro atëherë nigerianin mund ta shohim në Bundesliga.
Kështu Napoli do të kishte para mjaftueshëm, për të afruar portugezin, por problem mbetet e drejta e imazhit, të cilat numri një i Napolit dëshiron ti menaxhojë gjithmonë personalisht dhe Ronaldo vështirë se do të bëjë një hap prapa. /zoom.al/