zoom

Tech

Risi me Inteligjencën Artificiale, mund të flisni me ChatGPT duke përdorur dhe aplikacione të tjera

Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi Chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone, dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.

ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent dixhital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione/Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.

Pas këtyre hapave, mund të filloni një bisedë me zë me chatbot-in, të largoheni nga ai dhe të vazhdoni të flisni. Kjo e bën atë të funksionojë si një asistent i ngjashëm me Siri-n.

Ndryshe, Apple së shpejti pritet të njoftojë një partneritet zyrtar me OpenAl për të integruar ChatGPT në iOS 18 dhe ndoshta prezantimin e një Siri të ri.

Kjo veçori e re është e çaktivizuar, kështu që duhet ta aktivizoni manualisht. /ZOOM.AL/