Aplikacion
Gjatë këtyre shtatë muajve janë futur në arkën e shtetit 27 mld lekë më shumë dhe këto të ardhura do të rishpërndahen te institucionet me më shumë nevoja.
“Si pasojë e ecurisë së mirë ekonomike, mbledhjes së të ardhurave nga tatimet, doganat, njësitë vendore, ne kemi ndryshuar buxhetin duke rritur të ardhurat me 27 miliard lekë.
Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Konkretisht ne kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë në mënyrë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve.
250 milionë lekë për ministrinë e Shëndetësinë për të financuar projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor. Kemi rritur financimit për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policisë, përveç orëve shtesë të punës gjatë sezonit të verës.
Kemi rritur fondin për ministrinë e Arsimin në masën 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë rritur rezultate të mira. Kemi rritur shpenzimet edhe për Ujësjellës – kanalizimet në vlerën 2 miliardë lekë. Do të vijohet të financohet në infrastrukturën qoftë kombëtare qoftë lokale apo rurale”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj pas mbledhjes së qeverisë./ Zoom.al