Aplikacion
Së fundmi, me rishikimin e buxhetit, qeveria i ka dhënë 2 miliardë lekë të tjera procesit duke e çuar në 9 miliardë lekë në total buxhetin për rindërtimin këtë vit nga 7 miliardë në planifikuara fillimisht.
Sipas përllogaritjeve procesi madje nuk pritet të përmbyllet para vitit 2026. Për dy vitet e ardhshme nga buxheti i shtetit janë planifikuar të shkojnë 4 miliardë lekë të tjera duke e çuar në mbi 103 miliardë lekë fondin për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019. Kjo shumë tejkalon përllogaritjet edhe Qeverisë së Shqipërisë për “rreth 1 miliardë euro nevoja”.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se nga fillimi i vitit e deri në fund të korrikut, nga buxheti i shtetit kanë dalë 4 miliardë lekë, kryesisht për rindërtimin e pallateve. Kjo shumë është sa 43.3 për qind e buxhetit total të këtij viti.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2020 e deri më tani kanë dalë nga buxheti i shtetit rreth 94 miliardë lekë, apo gati 940 milionë euro për rindërtimin dhe pagesat e qirasë për ata që humbën banesat.
Shuma e lartë u detyrua të dalë nga buxheti i shtetit pasi një pjesë e mirë e fondeve të premtuara në “Konferencën e Donatorëve” nuk u arritën të merreshin.
Që nga viti 2020, kur nisi procesi e deri më tani rezulton të jenë rindërtuar në total 2 mijë e 250 banesa individuale dhe 4 mijë e 500 apartamente.
Deri në fund të vitit planifikohet të përmbyllen punimet edhe në 105 pallate në ndërtim për të shënjuar kështu fundin e “Rindërtimit pas tërmetit.”