zoom

Aktualitet

Rikthehet dimri/ Bora mbulon Shkodrën dhe Dibrën (VIDEO)

Rikthehet dimri/ Bora mbulon Shkodrën dhe Dibrën (VIDEO)

Edhe pse pranverë, disa zona janë mbuluar nga dëbora këtë të diel.

Zonat malore të Qarkut Shkodër janë veshur nga bora, ku prezencë më të madhe ka në akset Bogë -Theth dhe Tamarë- Vermosh, si dhe në Pukë.


Borëpastrueset po punojnë në terren, ndërsa kërkohet kujdes në lëvizje nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorim të gomave dimërore në këto akse.

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshje dëbore edhe në një pjesë të Qarkut Dibër.

Prani të borës ka në fshatrat e thellë të Bulqizës dhe ato të Dibrës, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë./ Zoom.al

Postime të lidhura