zoom

Aktualitet

Rikthehet Covid në Shqipëri. Fieri vatër e nxehtë e virusit

Fieri vazhdon të mbetet vatër e nxehtë  e rasteve me Covid-19. Sipas Drejtorit të Njësisë Vendore të kujdesit shëndetësor në Fier, Arbër Arapi , aktualisht me Covid janë të shtruar disa qytetarë të cilët po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën teksa ka theksuar se të prekurit më së shumti janë emigrantët e kthyer nëvendlindje.

Po sipas tij , vetëm për muajin gusht janë konfirmuar 113 raste me Covid në Fier, Patos e Roskovec ndërkohë që situata vijon me një rënie të lehtë për muajjn shtator , ku aktualisht kanë rezultuar pozitiv 98 raste. Vatra me rastet e numrit me te madh mbetet qyteti Fier , i ndjekur nga Roskoveci dhe Patosi.

Fieri në periudhën e pandemisë ishte në zonën e kuqe të Ministrisë së Shëndetësisë nga rastet e shumta të të prekurve me Covid 19 duke e rënditur në tre qarqet më të infektuara në vend.