Aplikacion
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm në një pjesë të territorit, me reshje shiu, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të pakta.
Reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Në qarqet e tjera priten vetëm reshje të dobëta dhe lokale.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten tipike për stinën e verës.
Në zonat bregdetare temperaturat do të luhaten nga 23 deri në 30 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 22 deri në 33 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore nga 13 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, por herë pas here pritet të forcohet, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.