zoom

Aktualitet

Shtrëngata shiu në disa zona, si do të jetë moti nesër

Shtrëngata shiu në disa zona, si do të jetë moti nesër

Ditën e premte vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike jo plotësisht të qëndrueshme, ku alternohen periudha me diell dhe vranësira kalimtare.

Gjatë paradites priten intervale kthjellimesh, ndërsa në orët e mesditës dhe të pasdites vranësirat do të bëhen më të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesdite dhe në mbrëmje, moti pritet të përmirësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime në shumicën e territorit.

Reshje shiu të dobëta deri mesatare parashikohen në shumë zona të vendit, me përjashtim të zonës bregdetare. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes, reshjet mund të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe në disa raste edhe breshër lokal.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe luginore mund të arrijë deri në 12 m/s në momente të caktuara./ Zoom.al

Postime të lidhura