zoom

Bota

Rëndohet bilanci në Greqi, 15 viktima nga përmbytjet, nëna dhe djali gjenden të mbytur

Rëndohet bilanci në Greqi, 15 viktima nga përmbytjet, nëna dhe djali gjenden të mbytur

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Greqi. Autoritetet bëjnë me dije se deri tani kanë humbur jetën 15 persona. Një grua 88-vjeçare dhe djali i saj 65-vjeçar, të cilët konsideroheshin të zhdukur janë gjetur pa jetë në shtëpinë e tyre, në rajonin e Thesalisë. Po ashtu, më vonë u gjet edhe trupi i pajetë i një burri.

Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur. Autoritetet greke mendojnë se bilanci do të rritet me tej, pasi rezultojnë edhe 2 persona të tjerë të zhdukur nga stuhia “Daniel”.

Qytetet dhe fshatrat mbeten nën tonelata ujë dhe baltë, rrjeti rrugor në shumë vende është shembur, urat janë ndarë në dysh, shtëpitë janë rrëzuar dhe fusha Thesalian është kthyer në një liqen gjigant, ku mijëra qytetarë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Postime të lidhura