zoom

Bota

PAMJET/ Përmbytje të frikshme në Greqi, rrugët shndërrohen në lumenj

PAMJET/ Përmbytje të frikshme në Greqi, rrugët shndërrohen në lumenj

Dy ishujt e njohur të Greqisë, Paros dhe Mykonos, janë “gjunjëzuar” nga moti i keq.

Si pasojë e stuhive të fuqishme në orët e fundit, uji ka vërshuar kudo në rrugë, duke shkaktuar kaos dhe duke krijuar situata apoliptike.

Rrugët janë shndërruar në lumenj, duke marrë para dhjetëra makina të parkuara dhe çdo gjë që dilte para.

Shërbimet e emergjencës kanë këshilluar qytetarët që të shmangin sa të munden daljen në rrugë.

Dhjetra banorëtu bllokuan në shtëpitë e tyre, në pamundësi për t’u larguar, ndërsa autoritetet morën thirrje të vazhdueshme për ndihmë.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura sot jo vetëm në Paros, por edhe në Mykonos, Symi, Kos dhe Rodos, ndërsa para mesnatës banorët e ishujve të tjerë si Hios, Samos dhe Ikaria, u është kërkuar të kufizojnë lëvizjet.

Shërbimi kombëtar i motit ka deklaruar se moti i keq me reshje dhe erëra të forta deri në 74 kilometra në orë do të vazhdojë edhe të paktën 48 orë.

Postime të lidhura