Aplikacion
Pavarësisht se ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025. Ëndrra e madhe e 22-vjeçarit është të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu” me Realin e Madridit.
Dëshirë që konfirmohet edhe nga agjenti i “raketës” së kampionëve të Gjermanisë, Nedal Huoseh, i cili fton “Los Blancos” që të bëjnë një ofertë për lojtarin.
“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë”, deklaroi menaxheri i lojtarit.
Davies nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me bavarezët dhe po pret ofertën e “Los Blancos”, aty ku do të gjente David Alaban, me të cilin ka miqësi të madhe.
“Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni. Ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”, theksoi Househ. /zoom.al/