zoom

Të gjitha

Reagon më në fund Wanda Nara: Me familjen time merrem unë, ndërsa me k*vat…

Wanda Nara ka reaguar për herë të parë pas të gjithë “telenovelës” që ka mbajtur mbërthyer të gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale në llogaritë e dy VIP-ave.

Teksa Icardi nuk ka reshtur së postuari foto me bashkëshorten e tij, kjo e fundit nuk kishte reaguar deri më sot.

Së fundmi ajo ka publikuar një kolazh fotosh në story me futbollistin dhe ka dhënë edhe një mesazh të qartë.

“Me familjen time merrem unë, ndërsa me k*vat merret jeta vetë. (Këto foto janë bërë përgjatë 3 muajve të fundit),” shkruan Wanda.

Ky ishte një mesazh i qartë për modelen që i shkruante vazhdimisht mesazhe futbollistit të Parisit.

Më herët reagoi edhe modelja argjentinase Eugenia Suarez, e njohur ndryshe si China.

Sipas “Corriere dello Sport”, China akuzon Icardi-n për mashtrim, pasi ai i kishte thënë se ishte ndarë nga Wanda gjatë kohës që shkonte ta takonte.

“Nuk e fillova unë e para, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”, shkroi ajo fillimisht në Instastory.

Eugenia i konfirmoi thashethemet, por tha se nuk do të bëhej shkak për prishjen e një familjeje.

“Koston e prishjes së imazhit të një familjeje të lumtur e paguaj vetëm unë, jo njeriu që gaboi. Duket se është më e besueshme për këtë shoqëri, duke e ditur se si sillen gjithmonë, që të besojë se unë jam shkaktarja, ajo që mashtron dhe jo viktima.

Unë e bëj për veten time dhe për gratë e tjera që janë përdorur gjithmonë dhe që janë gjykuar. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të kërkoj të drejtat për të jetuar pa paragjykime”,- përfundoi ajo.