zoom

Aktualitet

Reagimi skandaloz i Pjerin Ndreut: Policët janë barkderra. Lejojnë lokalet me muzikë deri në 2 të natës. Kriminelët po bëjnë ç’të duan

Reagimi skandaloz i Pjerin Ndreut: Policët janë barkderra. Lejojnë lokalet me muzikë deri në 2 të natës. Kriminelët po bëjnë ç’të duan

Pasi u kallëzua penalisht nga tre efektivë policie, të cilët pretendonin se i ka penguar dhe ofenduar, duke mos i lejuar që të mbyllnin një lokal që ishte hapur pas orës policore, kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar duke lëshuar sërish ofendime ndaj policëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu i quan policët që i kërkuan të zbatojë ligjin, “barkderra”.

Pjerin Ndreun: Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.”

Veç fyerjeve, që vijnë nga qytetari i parë i Lezhës, i cili duhet të tregojë model në sjellje, Pjerin Ndreu e pranon se ka qenë në shkelje të ligjit dhe se sipas tij, policët duhet ta kishin favorizuar atë, ndryshe nga sa bëjnë me qytetarët e bizneset e tjera.

Por ajo çfarë është më e rëndë në reagimin e tij, është fakti se Pjerin Ndreu pranon se ka qenë prej kohësh në dijeni se policët shkelin ligjin dhe aktin normativ për orën policore, duke lënë sipas dëshirës disa lokale hapur.
Kryetari i Bashkisë se Lezhës, që ka nën administrim edhe Shëngjini, duhet të kishte reaguar në rastin e parë që ka bërë këtë konstatim.
Fakti që ai e thotë këtë vetë pasi policët i bënë kallëzim penal tregon se Pjerin Ndreu bashkëjeton qetësisht me shkeljet e ligjit dhe se ky fakt i dhemb vetëm kur ai vetë bëhet objekt i masave ligjore.

Ndreu merr përsipër t’u tregojë policëve edhe si duhet ta zbatojnë ata ligjin, ndërkohë që kjo është kompetencë vetëm e policisë.

Pjerin Ndreu: – Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës thotë se ka për detyrë të reagojë kur policia sipas tij tejakon detyrën. Si kryetar Bashkie, Pjerin Ndreu i ka të përcaktuara detyrat e tij dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore ndaj policisë. Megjithatë ai duket i sinqertë kur vë theksin te një tjetër problematikë, ajo e sjelljes me dy standarde të policisë së Ardi Veliut, të rreptë përballë qytetarëve të ndershëm e të urtë përballë kriminelëve.

Pjerin Ndreu: Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per kedo, edhe per mua, behet gurgule!’.

Reagimi i Pjerin Ndreut vjen pasi kryeministri Rama tha se askush s’mund t’ia hedhë lehtë nëse ofendon policinë, teksa u pyet për këtë rast në një konferencë për shtyp.

Edi Rama: “Kur vjen puna për ofendimin e policisë askush nuk ka atë drejtë dhe nuk mund t’ia hedh lehët pa u përpallur me ligjin për ofendim e policisë, por kur i bëhet dhe një ofendim i vazhdueshëm kur i hidhet faj për çdo gjë që ndodh, ky është një ofendim shumë më i madh se sa ai individual i një personi ndaj 2 apo 3 efektivëve. Unë do të shqetësohesha nëse polica dhe strukturat përkatëse nuk do të kishim ndjekur rrugën ligjore, të gjitha gabojmë, të gjithë të përgjigjen për gabimet e tyre, nuk kemi një tolerim të rastit, ku një zyrtar i lartë ofendon një grup të efektivë, por ofendimi i madh është ofendimi i përditshëm dhe mungesa e mbështetjes. Duhet ta përsëris ne jemi të shqetësuar çdo ditë që puna të bëhet më mirë, por të thuash që disa ngjarje shumë të rënda dhe fatkeqësisht na e bëkan Shqipërinë të kthehet pas është shumë qesharake, asnjë turistë nuk po kthehet pas. Është një rast për të cilin është bërë denoncim dhe çështja mes palëve zgjidhet në rrugë ligjore. Nuk kemi bërë mbulesë. PS nuk e mbuloi. Ka bërë shumë gabim dhe të përgjigjet në rrugë ligjore”. Zoom.al

Postime të lidhura