zoom

Bota

Raportohet vdekja e liderit të “Al-Kaeda” në Jemen, SHBA kishte vënë 5 mln USD për kokën e tij

Al-Kaeda raporton se udhëheqësi i degës së saj në Jemen ka vdekur. Grupi terrorist nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

SHBA kishte vënë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e Khalid al-Batarfi.

Megjithëse besohet se është dobësuar në vitet e fundit për shkak të luftimeve të brendshme dhe sulmeve të dyshuara të dronëve amerikanë që vrasin udhëheqësit e tij, grupi i njohur është konsideruar prej kohësh si dega më e rrezikshme e grupit që ende vepron pas vrasjes së themeluesit Osama bin Laden.

Al-Kaida publikoi një video që tregon al-Batarfin të mbështjellë me një qefin të bardhë funerali dhe flamurin bardh e zi të Al-Kaedës.

Nuk kishte asnjë shenjë të qartë të traumës në fytyrën e tij. Al-Batarfi besohej të ishte në fillim të të 40-ve. /ZOOM.AL/