zoom

Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me gjykatësin Balliu: Vendimi për godinën e kadastrës, skandaloz

Ramës nuk i del e keqja me gjykatësin Balliu: Vendimi për godinën e kadastrës, skandaloz

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gjyqtarit administrativ Hazbi Balliu, që  bllokoi vendimin që i jepte shtetit të drejtën për të gëzuar pronësinë mbi një ndërtesë të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.

Ndërtesa pritej të përdorej nga shteti si godina e re e zyrave të Kadastrës.

Rama publikoi në Facebook pikërisht këtë vendim të gjyqtarit, të cilin e shoqëron me fjalët: “Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima. Se si mund të angazhohen prokurorë e gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë reformës në drejtësi”.

Reagimi i plotë i kryeministrit

Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima. Zoom.al/

Postime të lidhura