Aplikacion
Në gusht të vitit 2020, kryeministri Edi Rama do të njoftonte përmes një postimi në “Facebook” nisjen e punimeve për Urën e Madhe të Kukësit në Rrugën e Kombit.
Vlera e këtij projekti infrastrukruror është e madhe sepse me ndërtimin e urës, do të shmanget një kthesë 90 gradëshe në hyrjen në Kukës.
Por edhe pasi kanë kaluar katër vite, konsorciumi “Salillari&Kastrati”, që ka marrë me koncesion për 30 vjet Rrugën e Kombit, nuk e ka përfunduar ende projektin me vlerë 35 milionë euro, edhe pse gjatësia e urës është vetëm 310 metra.
Vetë kryeministri Edi Rama postoi këtë të enjte një video të Urës së Madhe, ku tregohet se punimet ende nuk kanë përfunduar.
Milionat që Kastrati dhe Salillari mbledhin nga taksa e Rrugës së Kombit i justifikojnë me projektin e Urës së Madhe në Kukës, punimet për të cilën ecin me shpejtësinë e breshkës./ Zoom.al