zoom

Lajme

Rama shkarkon nga detyra zv.ministrin e Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra zv.ministrin e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër ndryshim në kabinetin qeveritar.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, i cili mbante këtë post që prej 9 tetorit 2017.

Ky është largimi i dytë brenda pak javësh në Ministrinë e Brendshme.

Më herët, zv.ministri Andi Mahila u shkarkua pasi u konstatua duke pirë cigare në ambiente të mbyllura, një vendim i cili shënoi edhe aktin e parë zyrtar të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu./ Zoom.al

Postime të lidhura