zoom

Slider

Rama premton tre stadiume, por shpërfill lojërat me dorë ndonëse vetë ka qenë basketbollist

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se do të ndërtojnë tre stadiumin të reja duke nisur nga kjo pranverë.

Lajmin e bëri publik vetë Rama, në faqen e tij zyrtare në Facebook pas mbledhjes me kabinetit qeveritar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut.

“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Dhe “Selman Stërmasin” me Bashkinë e Tironës besoj”, shkruan Rama.

Sigurisht Shqipëria ka nevojë për stadium dhe terren sportive dhe aq më tepër në këto qytete, por nëse në stadiumet ekzistuese luhet futboll, situata është kaotike tek lojërat me dorë, ku mungojnë impiantet sportive.

Në kryeqyt janë vetëm dy pallate sporti dhe “Asllan Rusi” është i amortizuara. Si ish-basketbollist kryeministri duhet ta kthejë kokën edhe nga “koshi”, dhe lojërat me dorë që janë në harresë. /zoom.al/