zoom

Ekonomi

Rama: Po studiojmë shfrytëzimin e energjisë së erës dhe prodhimit të hidrogjenit

Kryeministri Edi Rama foli nga samiti i BERZH në Londër, për zhvillimin e mëtejshëm të energjisë së rinovueshme në vend përfshirë atë eolike, voltaike dhe fotovoltaike.

Sipas Ramës, po studiohet përshtatja e energjisë së erës dhe po ekspolorohet ajo e prodhimit të hidrogjenit përmes parqeve voltaike.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri tregoi planet dhe projektet e qeverisë, duke nisur me Portin e ri të Durrësit, e duke përfunduar te digjitalizimi.

“Porti tregtar do të nxirret jashtë qytetit. Kemi bërë dhe aeroporte të reja, siç është ai i veriut. Përparësia e 4 është digjitalizimi i plotë dhe investimi për të afruar sa më shumë Shqipërinë. Vijojmë të ruajmë çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset. Po bëjmë të pamundurën që të mbajmë në këtë fazë çmimin, edhe pse tregu shkon në krah tjetër.

Pas dy tenderave të suksesshëm për energjinë fotovoltaike, ne po ecim para dhe po shkojmë më tej me studimin për energjinë e erës. Do përfitojmë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi në det dhe në të njëjtën kohë po eksplorojmë dhe prodhimin e hidrogjenit përmes parqeve voltaike. Energjia hidrike mbetet burimi ynë më i rëndësishëm”, – tha Rama.